Koha kur UÇK-ja zuri rob tetë ushtarë serbë në Shalë të Bajgorës

Zona Operative e Shalës e UÇK-së, më 6 janar të vitit 1999, kishte zënë rob tetë ushtarë serbë, të cilët më 13 janar këmbehen me nëntë ushtarë të UÇK-së.

Në një video të publikuar nga arkivi i agjencisë së lajmeve AP, shihen tetë ushtarë serbë, të cilët u zunë rob në vitin 1999 në fshatin Bare të Shalës së Bajgores nga ushtarët e UÇK-së.

Në video flet njeri nga usharët serbë, i cili me një anglishte të çalë tregon që trajtimi i tyre është krejtësisht normal. Ai thotë se ata as nuk u rrahën, apo sulmuan nga ushtarët e UÇK-së.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⬇⬇⬇)

Sipas tij, ushtarëve serbë, të zënë rob, u është dhënë edhe ushqim si dhe veshmbathje.

Përndryshe, ushtarët u morën peng pas luftimeve në territorin e mbajtur nga UÇK-ja në veri të Prishtinës.

SHPËRNDAJE