Kolegji “Biznesi” shpallë konkurs për pesë bursa për studentët nga Vushtrria (Dokument)

Dega e Kolegjit “Biznesi” në Vushtrri ka shpallë konkurs për ndarjen e pesë bursave, të cilat mund t’i përfitojnë studentët e vitit të parë akademik 2017/18.

Bëhet e ditur se të drejt aplikimi kanë të gjithë nxënësit që e kanë përfunduar shkollën e mesme në Vushtrri, ndërsa përparësi do të kenë nxënësit me sukses të shkëlqyeshëm.

Afati për aplikim do të jetë i hapur deri më 3 korrik 2017, ndërsa testi i vlerësimit do të bëhet me 4 korrik./Veriu.info/

SHPËRNDAJE