Kolona të gjata në Mërdar ja sa gjatë po presin mergimtarët

Si çdo ditë të verës, edhe këtë vikend në pikat kufitare të Kosovës po vazhdojnë kolonat e gjata dhe pritjet disaorëshe.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për menaxhim kufitar, pak para orës 11:00, për të hyr në Kosovës përmes pikës kufitare të Merdarës, qytetarët është dashur të presin deri në 180 minuta, apo tri orë.

Derisa, kolonat e regjistruara kanë qenë të gjata deri në 600 metra për të hyrë në Kosovë.

Në pikat tjera të kufirit, pritjet janë më të shkurtra, deri në 10 minuta për të hyrë, kurse kolonat e gjata në 40 metra.

SHPËRNDAJE