Komandanti i KFOR’it bën veprimin e papritur gjatë takimit me Kurtin

Kryeministri i Republikës së Kosovës,  Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri, Haki Abazi, kanë pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major, Michele Risi, i shoqëruar prej asistentit të tij ushtarak, kolonel lejtnant,  Dario Paduano, dhe këshilltarit të tij politik, z. Alexander Aalmo.

Kryeministri Kurti thënë se Kosova ka për qëllim integrimin në Aleancën Veri-Atlantike

“Në një atmosferë shumë miqësore u rikonfirmua përkushtimi për bashkëpunim të afërt ndërmjet kryeministrit dhe komandantit të KFOR-it, përbrenda mandateve që kanë. Kryeministri shprehu falënderimin në emër të qytetarëve të Kosovës për rolin e vazhdueshëm të KFOR-it në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në gjithë territorin e Kosovës. Po ashtu, ai vuri theksin në qëllimin e integrimit të Kosovës në NATO si aspiratë që do të realizohet domosdoshmërisht në të ardhmen. Në këtë fazë, bashkëpunimi i KFOR-it me Ministrinë e Mbrojtjes është i një rëndësie të veçantë”, ka thënë Kurti.

Gjatë takimit komandanti i KFOR-it i bëri dhuratë Kryeministrit Kurti Stemën e Komandantit të KFOR-it

“Në fund të takimit, bashkëbiseduesit shprehën edhe një herë gatishmërinë për derë të hapur për komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm. Komandanti i KFOR-it i dorëzoi kryeministrit Stemën e Komandantit të KFOR-it”.

SHPËRNDAJE