Komandanti i UÇK-së tregon nëse ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka folur për ftesat që po çon Gjykata Speciale për ish-ushtarët e UÇK’së.

Selimi, gjatë paraqitjes se tij të drejtpërdrejtë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7 ka treguar se deri tash nuk ka marrë ftesë nga Gjykata.

“Ende nuk kam marrë ftesë nga Gjykata. Po them ende sepse nuk i dihet”, ka thënë Selimi.

DPT

Pjesa e dytë: Sonte në "DPT te Fidani" i ftuar është deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi

Publiée par T7 sur Vendredi 4 janvier 2019

Ai ka thënë se lufta e UÇK’së ishte e pastërt.

“ Ne nuk jemi të fëlliqur. Nuk kemi pse të pastrohemi. Pse duhet një Gjykatë të merret me luftën e UCK’së”, ka thënë Selmi.

Deputeti Selimi, e ka quajtur të padrejtë këtë proces dhe votimin në Kuvend për themelimin e kësaj gjykate e ka vlerësuar të dëmshëm.

SHPËRNDAJE