Komandanti në zonën e Llapit: Specialja ka konotacion politik

Komandant “Leka”, ka folur edhe për implikimet politike në Gjykatën Speciale. Sipas tij krimet serbe dhe ato të pretenduara se i ka kryer UÇK-ja nuk do duhej që të gjykoheshin ndaras.

“Ka konotacion politik. Si nuk ka. Konotacioni politik është në aspektin që po gjykon vetëm të drejtën e viktimave. Të drejtën apo përgjegjësinë e atyre që i kanë kryer krimet. Dihet se kush ka kryer krime në Kosovë, kanë kryer serbët, pra forcat ushtarake, policore, paramilitare dhe normal që nëse ka pasur eventualisht edhe përgjegjësi dhe nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, por jo në mënyrë të ndarë të gjykohet vetëm UÇK-ja, apo krimet e pretenduara për UÇK-në dhe çdoherë e them që ka pasur edhe pretendime gjegjësisht politike ngase ajo nis krejt me qëllim tjetër”, ka thënë Ibishi.

Për sa i përket ardhjes së dosjeve të Speciales në zyrat e OVL-UÇK-së, Ibishi theksoi se shpërfaqja e tyre është bërë nga pala serbe dhe se të njëjtat kanë ardhur nga po ky shtet.

“Gjykatën Speciale edhe pala serbe dhe edhe Ministria e Punëve të Brendshme serbe me shpërfaqjen e këtyre dosjeve shihet sikur një palë e involvuar mund të jetë edhe vet këto dosje të vijnë nga Serbia. Nuk i dihet dhe ata duhet që të deklarohen se nga kanë ardhur këto dosje”, ka thënë Ibishi për Front Online.

SHPËRNDAJE