Komentuesit tallen keq me Thaçin

Pas një statusi ku indirekt presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thumbuar kryeministrin, Ramush Haradinaj se bora do të shkrihet kur është pyetur se kur do të hiqet taksa ndaj produkteve serbe të kërkuar nga SHBA’ja, komentuesit e kanë “gozhduar” presidentin, raporton Gazeta Blic.

“Bora ka zënë të shkrihet shpejt…Uroj të mos bëhet skllotë! HTH”, ka shkruar Thaçi.

Por, në vetëm pak minuta komentuesit ia kanë mbushur me komente statusin e presidentit.

Lume mos ja prek telefonin Hashimit more se hor e bane”, “Të paska qit dikush diqka në përshesh”, “Sigurt je ka rrin me ramiz lladrovcin ta ka marr telefonin me bo status”, “Ju ke hyp skijav President ruju se bjen prej tyne?!!!!” kanë qenë disa nga komentet e komentuesëve, të cilat mund t’i shihni në fotot e më poshtme.

Ndryshe, Haradinaj para disa ditësh kur ishte përgjigjur se kur do të hiqet taksa kishte thënë se “bora do të shkrihet dikur”.

“E mirëpres takimin, është propozim i kreut të Kuvendit Kadri Veseli. Ka me u shkri bora dikur”, kishte deklaruar Haradinaj.

SHPËRNDAJE