Kompania kroate ndërton fabrikë përpunimi të peshkut të detit në Vushtrri

Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë në seancë të jashtëzakonshme, i ka dhënë në shfrytëzim pronën Komunale për ndërtim të Fabrikës së përpunimit të peshkut të detit investitorit nga Kompania kroate “Conex Trade” në bashkëpunim me kompaninë vushtrriase “Emona SHPK”, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Investitori kroat Mladen Milakovic, i cili thotë se në këtë projekt është në bashkëinvestim me një kompani spanjolle, thotë se fillimisht mendon që në Fabrikë të punësoj rreth 208 punëtorë vushtrrias, derisa me rritjen e kapaciteteve mendon që numri i të punësuarve kryesisht gra pritet të arrijë 400 deri në 500 punëtorë.

Sa i përket tregut, kroati Milakovic para anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, tha se se do të punohet kryesisht me dy lloje të veçanta të peshkut, të cilat janë shumë të kërkuara në Spanjë dhe se Spanja është 100 tregu i përpunimit të peshkut në Fabrikën që brenda dy vitesh planifikohet të ndërtohet dhe filloj punën në Vushtrri, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri tha se Komuna e Vushtrrisë do të ofroj gjithë mbështetjen e saj për realizimin e këtij investimi shumë serioz nga dy kompani serioze që vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian.

Dhënia e tokës komunale me qëllim të realizimit të këtij investimi është përkrahur unanimisht nga të gjitha subjektet politike në Kuvendin e Komunës së Vushtrrisë. /Veriu.info/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE