Kompania që e promovoj Pal Lekaj, drejt falimentimit!

Kompania ajrore gjermane “Germania”, e cila muaj më parë ka filluar operimin e saj në Prishtinë nga disa qytete europiane, po përballet me probleme financiare.

Kjo kompani e cila ishte promovar nga ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, si mundësi për punësim të njerëzve dhe zhvillim ekonomik për Kosovën, tani është në prag të falimentimit.

“Një kompani e re, GERMANIA, do të fillojë së operuari nga qytetet gjermane për në ANP “Adem Jashari” dhe anasjelltas. Kjo nënkupton, lëvizje më të lehtë dhe më të shpejt për diasporën tonë drejt vendlindje dhe anasjelltas, por edhe punësim të njerëzve e zhvillim ekonomik për Kosovën”, kishte shkruar Lekaj në nëntor të vitit, në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Të martën “Germania” përmes një komuniakte ka bërë të ditur se po ballafaqohet me vështirësi financiare, derisa ka njoftuar se po shqyrton disa mundësi financimi për të siguruar likuiditetin e saj. “Germania” po ashtu njofton se nuk ka kufizime sa i përket orarit të flutrimeve, “gjithçka vazhdon të ecën sipas planit”.

Në rast se kompania falimenton, kjo mund të ketë pasoja për pasagjerët shqiptarë, të cilët fluturojnë nga shumë qytete gjermane dhe nga Zürichu në Prishtinë dhe Shkup

Telashet e mëdha financaire për kompaninë ajrore “Germania”, siç njofton portali i specializuar për sektorin e fluturimeve “Aero Telegraph”, u shfaqen pak para vitit të ri.

Për të siguruar fluturimet, kësaj kompanie deri më 27 dhjetor iu deshën 20 milionë euro. Sipas “Aero Telegraph” nuk përjashtohet mundësia e shitjes së një pjese apo tërë kompanisë “Germania”. Por, deri më tani thuhet se nuk janë gjetur aksionarë të gatshëm për investim.

Nga të dhënat që kompania duhet t’i bëjë publike për autoritetet gjermane, shihet se gjatë periudhës kohore 2012-2016 pësoi 51,7 milionë euro humbje. Në vitin 2015 qarkullimi ishte 425 milionë euro, por një vit më vonë ra në 369 milionë euro./Gazeta Blic/

SHPËRNDAJE