Komuna suspendon nga puna mësimdhënësin e gjimnazit që u arrestua nga policia

Komuna e Vushtrrisë ka suspenduar mësimdhënësin e gjimnazit të Vushtrrisë, i cili është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës, përcjell Gazeta Online Veriu.info.

“Në mbështetje të nenit 73 pika 1.1 dhe neni 85 pika 1.4 ligjit të punës nr.03/L-212 si dhe bazuar në informatën nga drejtoria e Gjimnazit “Eqrem Çabej“, të datës 21 janar 2020, Drejtoria Komunale e Arsimit në Vushtrri mori këtë vendim, H.A në vendin e punës, mësimdhënës i edukatës fizike në SHML Gjimnazi “ Eqrem Çabej” në Vushtrri i shqiptohet masa disiplinore largim i përkohshëm nga puna”, thuhet në vendimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit.

Ky vendim i Drejtorisë së Arsimit është bazuar në informatën nga drejtoria e Gjimnazit “Eqrem Çabej“, të datës 21 janar 2020, lidhur me rastin e mësimdhënësit të edukatës fizike H.A, ndaj të cilit kanë filluar procedurat penale. /Veriu.info/

SHPËRNDAJE