Komunikimi skandaloz i sigurimit gjatë qëndrimit të Rita Orës në Prishtinë

Interesimi për të takuar Rita Orën derisa ajo po qëndronte në Prishtinë, por koncertin e festës së 10 vjetorit të pavarësisë ishte i madh. Por një video e shkurtër e publikuar së fundi, nxjerr në pah një detaj sa interesant, aq edhe skandaloz të formës së komunikimit të njërit nga pjesëtarët e sigurimit.

Ai në një moment duke u mundur të mbaj rend, thotë “mos e prishni, mos e prishni në moment të fundit, mos të mendon që jemi njerëz të egjër”, përcjell gazetametro.net.

Shprehja e tij, duket e pa sens edhe për faktin se Rita Ora, i njeh shumë mirë shqiptarët, dhe nuk ka se si të krijojë mendim të ri për ta, e edhe të mendoj apo jo se jemi njerëz të egjër. Ajo është vet shqiptare, ka prindër shqiptar, e ka qëndruar shumë herë në Kosovë, sidomos deri kur është rritur, dhe është bërë këngëtare e famshme.

Në një moment në video, Rita gjatë kohës sa flet me atë gjuhë pjesëtari i sigurimit, edhe qeshet, me gjasë dëshiron t’i thotë, “po çka je ka thu bre”.

SHPËRNDAJE