Konfirmohet nga VV-ja: Albin Kurti nuk do të shkojë në takimin e thirrur nga Presidenti Thaçi!

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, nuk do t’i përgjigjet ftesës për takim të presidentit Hashim Thaçi.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe deputetja e LVV-së, Arbërie Nagavci ka thënë se tani nuk është koha e takimeve dhe se presidenti Thaçi duhet të respektojë Kushtetutën dhe ta shpërndajë Kuvendin, bazuar në nenin 82 të saj.

“Presidenti e ka për detyrë që të respektojë Kushtetutën. Kurdo që të krijohen kushtet pas kalimit të pandemisë të shpallë zgjedhjet e lira”, tha Nagavci.

Thaçi të hënën i kishte dërguar ftesë zyrtare Kurtit, në cilësi të kryetarit të LVV-së, për takim më 1 prill, rreth hapave të ardhshëm që do të ndërmerren pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE