Konfirmohet: Nisma e Limajt ndërron emrin

Partia e themeluar prej të larguarve nga PDK’ja, nuk do të quhet me emrin e themelimit. Nga Nisma për Kosovën, partia e Fatmir Limajt do të quhet Nisma Social-Demokrate.

Metro raportoi sot gjatë ditës se ndërrimi i emrit do të bëhej më vonë, ndërkohë që pak kohë më parë kjo gjë u konfirmua në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të kësaj partie, shkruan gazetametro.net.

Më tepër: Nisma për Kosovën ndërron emrin e partisë. (Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen ⤵⤵⤵)

Por ndërrimi i emrit nuk ishte temë e re në këtë parti, pasi kishte qenë Jakup Krasniqi më herët që kishte propozuar emrin të cilët do ta mbajë tash e mbas kjo parti.

Ndryshe, partia e Limajt u krijua nga njerëz që u larguan nga PDK’ja dhe arriti që në zgjedhjet e para të futej në Kuvend. Legjislaturën e parë ishte opozitë, ndërkaq në këtë mandat ajo bën pjesë në Qeveri.

SHPËRNDAJE