Konfirmon BIK: Të dielën dita e parë e Fitër Bajramit

Dita e Parë e Fitër Bajramit do të mbahet këtë të diel, më saktësisht me datën 25 qershor të këtij viti.

Këtë e ka konfirmuar për Arbresh.info, Bashkësia Islame e Kosovës të cilët thanë se këtë të diel do të jetë dita e parë e festës së madhe të botës myslimane që shënohet pas një muaj Agjërimi.

Deri sot janë hedhur dilema nëse dita e parë do të jetë më 25 apo 26 qershor.

Më 24 qershor, hëna është vendosur të jetë e dukshme me sy të lirë në Peru, Ekuador dhe ishujt në Oqeanin Paqësor, transmeton arbresh.info.

Gjithashtu pritet të jetë e dukshme me ndihmën optike në pjesë të tjera të Amerikës Latine, në pjesë të Shteteve të Bashkuara dhe në pjesë të Afrikës.

Turqia, si dhe komunitetet myslimane në Australi, Evropë dhe Amerikën e Veriut (ISNA), do të kenë Fitër Bajramin nga e diela, bazuar në llogaritjen astronomike se hëna e re do të lindë të shtunën.

Bangladeshi, India dhe Pakistani filluan Ramazanin më 28 maj dhe prandaj do të shohin hënë e re, të dielën më 25 qershor.

Më 25 qershor, hëna pritet të jetë e dukshme me sy të lirë në të gjithë botën.

Sidoqoftë, shikimi lokal vazhdon të jetë politika e parazgjedhur në çdo vend.

Vitin e kaluar, Fitër Bajrami u festua më 6 korrik.

Tradicionalisht, Fitër Bajrami festohet për tre ditë dhe është një festë zyrtare në të gjitha vendet me shumicë muslimane.

SHPËRNDAJE