Konjufca e lëshon mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit pas përplasjes me Kadri Veselin

Deputeti i VV-së Glauk Konjufca e ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit pasi thotë se aty po bëhet presion nga kryeparlamentari që t’i merret e drejta për të thirrur seancë të jashtëzakonshme.

“Veseli po thotë që këtë të drejtë e ka Kryesia. Këtu është folur për ndarjen e komisioneve. Kadri Veseli e shkeli rregulloren lidhur me seancën e jashtëzakonshme. Seanca mbahet jo kur do kryetari i Kuvendit por kur duan ata që kanë thirrur”, tha Konjufca, raporton Express.
“Në dëshiron që seanca të mbahet të hënën ndërsa ata të enjten. Propozimi ynë u rrëzua me anë të votave në mënyrë të padrejtë”, tha Konjufca.

Ai ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me interpretimin e çështjes së thirrjes së seancës së jashtëzakonshme.

SHPËRNDAJE