Konjufca tregon një pikë të veçantë që u diskutua në takimin e Albin Kurtit me Vjosa Osmanin

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje ka folur për takimin e sotëm mes partisë së tij me LDK’në.

Konjufca në Debat Plus ka thënë se do të ketë një bashkëpunim të mirë mes LDK’së dhe VV’së

“Në asnjë mënyrë unë shoh që do të ketë një bashkëpunim shumë të mirë. Të dy paltë e kanë sqaru pozicionin e vetë, do të kemi një koalicion VV-LDK dhe pika më e rëndëshime e takimit të sotëm që qeverinë e ardhshme do ta përbëj VV-LDK”, ka thënë ai.

“U pajtuan që të krijohen grupe punuese që do të merren me pikat programore, por dicka që u diskutua është një dakordancë në një pikë tjetër që të ketë reduktim enorm të mënyrës se si është organizuar qeveria jonë sepse ka pasur një fryrje e ministrive. Reduktim së paku për 30% 6-8 por shkon edhe më shumë”, ka thënë tutje Konjufca.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE