Konjufca zbulon se a janë duke negociuar me Vjosa Osmanin që të bëhet pjesë e VV-së

Ministri në detyrë, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk janë duke negociuar me Vjosa Osmanin, që kjo e fundit të bëhet pjesë e Vetëvendosjes.

Konjufca ka thënë se siç e ka shpjeguar vetë Osmani, ajo e ka prioritet të jetë në LDK.

“Jo, unë mendoj që Vjosa Osmani e ka shpjeguar edhe vetë që prioriteti i saj nuk është me ju bashku VV-së, por prioriteti nëse është me iu referu fjalimit të saj në Kuvend… Zonja Osmani ka thënë do ta vazhdoj rrugëtimin”, ka thënë Konjufca.

Po ashtu Konjufca ka thënë se ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, së bashku me PAN’in dëshiruan që të etiketojnë VV’në si anti-amerikane.

‘’Hoti e di vetë se ishte pro reciprocitetit. Ai votoi për në Prevallë kur votuam programin qeverisës. Qysh mundesh me bo kështu politikë? Po ashtu e kanë pasur premtim qeverisës. A tani del kinse kundër. Cilin vendim e morrëm nesër kundër Amerikës?’’, thtoë ai.

‘’Këta kanë shkuar të gjithë te Grenelli, prej Petrit Selimi, deri te Skender Hyseni, për të komplotuar se Kurti është kundër Amerikës. Pastaj vunë Hotin në krye dhe i premtuan postin e kryeministrit nëse ai do delte kundër VV’së si anti-amerikan. Hoti mendoi se fiton 50 mijë vota me rrëzimin e qeverisë. Por kjo ishte gënjeshtër e kulluar dhe u dë[email protected]’’, shtoi ai.

‘’Këta janë të lidhur. Një grup i LDK’së me partitë tjera kanë milionat. Ata kanë punësuar të afërm nëpër institucione dhe të gjitha kanë përfituar. Por kauza e tyre dështoi’’, tha Konjufca /Express/

SHPËRNDAJE