Kontakte mes Liverpoolit dhe yllit të Real Madridit

Liverpool është e interesuar që në fund të këtij sezoni të nënshkruajë me portierin e Real Madridit, Keylor Navas.

Diario Gol raporton se Navas nuk është i lumtur me thashethemet e vazhdueshme se presidenti i Madridit, Florentino Perez, është duke e kërkuar një portier të ri, transmeton Express.

Për këtë arsyeje ai është duke i vlerësuar opsionet, me Liverpoolin e Jurgen Klopp që thuhet se tashmë ka rënë në kontakt me të rreth një transferimi të mundshëm. /Express/