Kopjimi dhe blerja e punimeve të diplomës janë pasojë e mos punës së rektoratit dhe dekanateve

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Pas publikimit të storjeve që punimet e diplomave në Universitetin e Prishtinës po kopjohen dhe po blihen, vet njëri prej profesorëve të Universitetit të Prishtinës, Shukri Klinaku ka thënë se kopjimi dhe blerja e punimeve të diplomës janë pasojë e mos punës së rektoratit dhe dekanateve, transmeton veriu.info

Ja reagimi i plotë i profesorit Shukri Klinaku:

  1. Vetëm aq sa lejon mentori mund të kopjojë studenti në punim të diplomës. Konsideroj se është kështu sepse, mentori propozon disa tema, prej të cilave një e zgjedh kandidati; bëhet plani i punës, propozohet literatura, sa prej mentorit e sa prej kandidatit (eventualisht); mentori përcjell realizimin e planit dhe përpunimin e zërave të literaturës dhe përfitimet prej saj veç e veç. Përcjell shtrimin e tezës, nxjerrjen e përfundimeve dhe realizimin final të punimit. Nëse i bën mentori këto me kandidatin bashkë – atëherë, pushon nevoja për të kopjuar dhe blerë punim diplome.
  2. Rektorati dhe dekanatet nëse e vendosin në rend të ditës mund ta zgjidhin lehtë këtë problem, duke marrë 3-4 veprime të lehta (por duke i zbatuar ato në permanencë).
    Në përgjithësi, bartësit e institucioneve arsimore nuk duhet të përmendin shumë fjalën cilësi në arsim, por duhet të merren për çdo ditë me punë të vogla që forcojnë disiplinën në punë dhe zbatimin e rregulloreve, statutit dhe ligjit (duke filluar nga vetja, e pastaj duke ua kërkuar këtë vartësve). Pas këtyre, një ditë, cilësia vjen “vet”.
Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

 

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE