Koronavirusi mobilizon Kosovën: IKSHPK sapo mori këtë vendim të jashtëzakonshëm

Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka shpërndarë kudo zyrtarët mjekësor, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook, nga IKSHPK, ku thotë se ekipet e profesionistëve shëndetësorë janë shpërndarë anekënd vendit në parandalimin e koronavirusit.

“Ekipet e profesionistëve shëndetësorë anekënd vendit në parandalimin e coronavirus! Ata janë kudo: në laboratorë, në klinika, në spitale, në QKMF, në Aeroport, në kufijtë e Kosovës! Së bashku ia dalim! Nuk ka pushim! Nuk ka orar! Nuk ka lodhje! Profesionalizëm, etikë, humanizëm”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE