Kosova i ‘gjunjëzohet’ Serbisë, nis hetimin ndaj…

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët realizuan operacionin për arrestimin e zyrtarit të Qeverisë serbe, Marko Djuric, janë duke u hetuar nga Inspektorati Policor i Kosovës, raporton Gazeta Metro.

Hetuesit e IPK-së do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore varësisht nga të gjeturat e këtij procesi të grumbullimit të informacioneve dhe në konsultim me prokurorin kompetent.

Këtë hetim, organi që mbikëqyr Policinë e ka filluar pas ankesës së zëvendësministrit serb të Punëve të Brendshme, Milan Radojevic.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë ⤵)

Kështu ka bërë të ditur Inspektorati Policor për Gazetën Metro.

Më poshtë lexoni të plotë përgjigjen e këtij institucioni ku konfirmohet hetimi i policëve të Kosovës.

“Misioni i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK-së) është që përmes ushtrimit të veprimtarisë së tij, të sigurojë një shërbim policor të përgjegjshëm, demokratik dhe transparent, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet e kërkuara.

Në përputhje me këtë mision dhe fushëveprimin ligjor IPK merr masa dhe veprime hetimore në rastet kur dyshohet se pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë kryer veprime që bien ndesh me ligjin e PK-së dhe aktet tjera nënligjore të Policisë.

Edhe në lidhje me rastin e arrestimit të z. Marko Gjuriq, IPK respektivisht Departamenti i Hetimeve ka filluar me mbledhjen dhe grumbullimin e informacioneve në lidhje me dyshimet për shkelje eventuale nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

Lidhur me këtë operacion policor, IPK ka pranuar një ankesë nga zv. Ministri i Punëve të Brendshme z. Milan Radojeviq, lidhur më disa dyshime për tejkalim të përdorimit të forcës nga ana e zyrtarëve Policor.”

Arrestimi i shefit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe kishte shkaktuar tensione edhe në Beograd e Bruksel.

Një ditë më pas, serbët e Kosovës kishin bërë të ditur fillimin e procedurave për formimin e njëanshëm të Asociacionit, kurse Përfaqësuesja e Lartë e BE’së, Federica Mogherini, kishte vizituar urgjentisht Beogradin dhe kishte kërkuar që ngjarje të tilla të mos përsëriten më. /gazetametro.net

SHPËRNDAJE