Kosova ka buxhet ti rris pagat dhe pensionet

Deklarata e shefit të FMN-së, Ruud Vermeulen, për skemat pensione në Kosovë nuk qëndron. Kështu thotë njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa, duke thënë se nuk pajtohet se skemat pensionale në Kosovë janë pothuajse sa paga minimale dhe ajo mesatare, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa thotë se pagat duhet ngritur për të rritur produktivitetin.

“A janë pagat e ulëta, me te vërtet janë pagat e ulëta si në sektorin publik dhe atë privat, dhe pagat duhet te rriten në te dy sektorët sepse duhet te stimulohet klasa punëtore në mënyrë qe te rritet produktiviteti dhe mirëqenia ekonomike, si dhe te rritet fuqia blerje dhe te ngritët cilësia e jetesë se familjeve Kosovare”, ka shtuar ai.

E sipas tij për rritje të paga Kosova ka buxhet të mjaftueshëm.

Të dhënat statistikore, sipas burimeve zyrtare sipas tij dëshmojnë se ekzistojnë mundësitë buxhetore, sepse ekonomia gjatë gjashtë mujorit të këtij viti ka treguar performancë relativishtë pozitive.

“Investimet publike dhe private në rritje prej 10 për qind, remitencat rreth 6 për qind, eksporti i shërbimeve rreth 16.3 për qind, e gjithë kjo ka ndikuar në rritjen e konsumit të përgjithshëm për rreth, 4.4 për qind. Sipas parametrave real në këtë drejtim te hyrat buxhetore kanë shënuar 814.9 milion euro, që korrespondojnë me 45.3 milionë euro, apo 6 për qind, më shumë krahasuar me gjashtëmujorin e vitit paraprak”, ka thënë Bellqa.

Buxheti aktual, sipas tij mbulon edhe rritjen e pensioneve.

“Sipas këtyre parametrave ekonomik ka mundësi buxhetore dhe duhet te rriten edhe pensionet edhe pagat, qe do te thotë se nuk shkaktohet kurrfarë krize buxhetore nëse rriten këto dy kategori ekonomike”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, drejtori i Odës së Afarizmit të Kosovës, Ismet Mulaj të martën e ka vlerësuar si alarm për Qeverinë e Kosovës deklaratën e shefit të FMN-së në Kosovë, se kosovarët po joshen që më mirë të rrinë në pensione se sa të punojnë.
“Kjo situate duhet te trajtohet me prioritet nga Qeveria duke ndërmarr një reforme te thelle te skemave sociale”, ka thënë ai.

Sipas Mulajt vendi ka rrezik të shkoj drejt falimentimit.

“Sepse kjo logjikë e skemave sociale vendin tonë e dërgon drejt falimentimit të sigurt sikur Greqinë dikur”, ka thënë drejtori i OAK-së.

Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka tërhequr vërejtjen se Kosovës i duhet rritje e skemës zhvillimore e ajo asaj sociale.

“Po rritjes se skemave zhvillimore, jo rritjes se skemave sociale. Kjo është shqetësuese. Krejt periudhën e pasluftës, kemi krijuar skeme sociale ta papërballueshme ne dem te gjeneratave te reja, ne dem te vendeve te reja te punës, ne dem te produktivitetit, në dëm te aftësisë konkurruese te ndërmarrjeve tona”, ka thënë Rukiqi.

Ndryshe shefi i FMN-së, Ruud Vermeulen ka deklaruar se benifitet e skemës pensioanle krahason me pagat minimale e mesatare që po ndikojnë t;i dekurajojnë punëtorët për të gjetur punë.

“Sipas tij, benefitet e skemave pensionale që janë gjeneroze dhe mund të krahasohen me pagat minimale dhe mesatare dhe që kërkojnë që përfituesit të mos jenë në marrëdhënie pune mund të lënë jashtë tregut të punës një numër tepër të madh të kosovarëve që janë të aftë për punë dhe po ashtu mund të dekurajojnë ata për të gjetur punë.”, ka thënë ai./Gazeta inFokus/

SHPËRNDAJE