Kosova mbet pa karateistin më të mirë që ka: Vendos të garoj për një shtet tjetër

Karateisti më i mirë në Kosovë, Orges Arifi, ka vendosur që mos të garojë për Kosovë për arsye të shumta që ka pasur deri sa ka përfaqësuar vendin në gara ndërkombëtare.

Arifi ka thënë se deri tani është dhe do të ndihet krenar që ka garuar për Kosovën dhe ka mbrojtur ngjyrat e flamur me shumë nder.

Ai me Kosovën ka fituar shumë tituj, si medaljen e parë evropiane ne historinë e karatesë kosovare, ka qenë fitues i Kupës Botërore U21 dhe fitues i shumë medaljeve.
Arifi ka thënë se shumë shpejt do të bëj të ditur edhe emrin e shtetit të ri që do ta përfaqësoj tani e tutje.

Njoftimi i plotë i tij:

“Nuk jam garues i Federatës së Karatesë të Kosovës. Ditëve në vijim do ta bëj të ditur se për cilin shtet do të garoj.

Pas 4 viteve të mrekullueshme më shumë suksese të arritura dhe shumë sfida, përfundon epoka ime si garues i Kosovës. Arsyet janë të shumta, për një vendim të tillë, të vështirë për mua, por do ta informoj ditëve në vazhdim opinionin për këtë vendim timin.

Ndihem krenar që si garues i deritanishëm i Kosovës që i kam mbrojtur ngjyrat e flamurit më shumë nder ku kam arritur të fitoj shumë medalje dhe tituj. Fitova medaljen e parë evropiane ne historinë e karatesë kosovare.
Gjithashtu isha fitues i Kupës Botërore për U21 dhe fitues i 3 medaljeve ballkanike për senior dhe kontribues i dy medaljeve evropiane në ekipore për regjione. Me rezultatet e arritura në vitin 2016 isha i pari në renditjen botërore në WKF për U 21, dhe tash e sa kohë jam në top 50 në renditjen botërore të seniorëve.

I falënderoj të gjithë ata që ishin afër meje në suksese dhe dështime, gëzime dhe hidhërime.

Falënderim për Klubin e Karatesë Ippon Prishtine dhe trajneren Shqipe Zogiani. Falënderoj gjithashtu të gjithë shokët e reprezentacionit me të cilët kemi kaluar shumë kohë të mrekullueshme së bashku (Herolind Nishevcin, Alvin Karaqi, Elhami Shabani, Blodin Pakashtica, Durim Haziri, Ylli Cenaj, Astrit Halimi dhe Tahir Ajvazi) e shumë të tjerë, mirëpo me këta kemi qene pothuajse gjithmonë së bashku në këto vitet e fundit.

Shfrytëzoj rastin ta falënderoj bordin e Komitetit Olimpik të Kosovës për përkrahje të pa rezervë por edhe që gjithmonë me dolën në mbrojtje duke çmuar kontributin tim dhe të arriturat e mija në karate.
Falënderoj për mirëkuptim z. Ismet Krasniqi../gazetametro.net

SHPËRNDAJE