Kosova merr lajm aspak të mirë, dënohet nga FIFA

FIFA ka gjobitur Kosovën pas sjelljeve jo të mira të tifozëve në ndeshjen ndaj Ukrainës më 6 tetor të këtij viti. 

Shtëpia më e madhe futbollit në botë, FIFA ka gjobitur Kosovën me 4 mijë franga, pas sjelljeve jo të mira të tifozëve dhe ka marrë vërejtje.

Ata gjatë ndeshjes ndaj Ukrainës kishin përdorur mjete ndezëse dhe bërë gjeste jo të mira, shkruan Ekspress.

Kjo është hera e dytë që dënohet Kosova, pasi më herët kishte ndodhur edhe në ndeshjen ndaj Kroacisë më në tetor të vitit të kaluar, ku ishte dënuar me 30 mijë franga.

SHPËRNDAJE