Kosova merr një superlajm

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia, priti në takim Ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grandahl

Nga minitria bëjnë të ditur se Grendahl në fillim të këtij takimi tha se është shumë i kënaqur me prezantimin publik të punës së MSH-së dhe të menaxhimit të situatës me pandeminë COVID-19, e cila po sfidon edhe sistemet më të avancuara shëndetësore.

Ai, po ashtu, tha se populli i Norvegjisë, përpos kontributit në vlerë prej 500 mijë eurosh në kuadër të fondit të Bashkimit Evropian në ndihmë për Kosovën, është i gatshëm që edhe në të ardhmen të kontribuojë për çfarëdo që paraqitet nevoja në kuadër të ndihmesës për shëndetin publik.

Vitia e falënderoi ambasadorin e Norvegjisë për kontributin e dhënë si dhe tha se i gjithë kjo punë e bërë është falë angazhimit ekipor në radhë të parë të punonjësve shëndetësor, si dhe të gjithë akterëve të tjerë të përfshirë në prevenimin e përhapjes së pandemisë e cila është kërcënim për të gjithë botën.

Ministri Vitia e njoftoi po ashtu edhe me kapacitetet aktuale të Kosovës si dhe parapërgatitjet për të ngritur këto kapacitete që të jemi të gatshëm për t’u ballafaquar me të gjitha skenarët. Njëkohësisht ministri Vitia e njoftoi për ofrimin e ndihmës nga ana e punonjësve shëndetësor për të gjitha komunitetet në çdo komunë të vendit dhe se po përdoren protokolet më efektive për trajtimin e pacientëve.

Aktualisht në Kosovë janë 145 persona të prekur nga sëmundja COVID-19. 24 pacientë janë shëruar ndërsa janë regjistruar 3 raste të vdekjeve.

SHPËRNDAJE