“Kosova në prag të një bombe të kurdisur?!”

Sociologu, Fadil Maloku përmes një statusi në Facebook ka shrtruar pyetjen se a është Kosovë në prag të një shpërthimit të një “bombe të kurdisur”.

Ai ka thënë se në Kosovë ka probleme të shumta sociale e ekonomike.

Ky është shënimi i plotë i tij:

A jemi në prag të shpërthimit të një “bombe të kurdisur” në Kosovë?

Problemet sociale dhe ekonomike në Kosovë, janë probleme që në vazhdimësi po thellohen, ngase, janë duke “prodhuar” qartazi një distancë të pashmangëshme klasore, midis shtresës shumë të pasur (të politikanëve matrapaza!) dhe asaj shumë të varfër (tê qytetarëve tjerë!)!

Kjo situatë tani për tani “e heshtur” (edhe shkaku; i “dramës së ringërqit politik!) shumë lehtë mund t’a rris adrenalinën e paknaqêsisë, dhe të krijoj frustrime shtesë, pastaj, situata të pakëndshme, e acaruese në procesin e shtresëzimit socioekonomik të shoqërisë kosovare!

SHPËRNDAJE