Kosova përfiton pak nga hapësira ajrore

Drejtori i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), Bahri Nuredini, priti në një takim pune Menaxhmentin e Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Hungarisë, Hungaro Control, të cilët po qëndrojnë për një vizitë dy ditore në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, u diskutua për hapësirën e lartë ajrore, pasi që Hungaro Control menaxhon Hapësirën e Lartë Ajrore të Republikës së Kosovës.


Menaxhmenti i ASHNA-së shprehi shqetësimin për mënyrën e menaxhimit të deritanishëm të hapësirës së lartë ajrore nga ana e Hungaro Control, për faktin se Kosova përfiton pothuajse asgjë edhe pse Hapësira e Lartë Ajrore është pjesë e Republikës së Kosovës.
Palët u dakorduan për intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit, për ngritjen e efikasitetit dhe sigurisë në ofrimin e shërbimeve të navigacionit ajror të të dyja vendeve.

Pjesë e delegacionit nga Hungaro Control ishte menxhmenti i lartë i kësaj kompanie i prirë nga Kryeshefi Ekzekutiv Kornel Szepessy.
Hungaro Control menaxhon me Hapësirën e Lartë Ajrore të Kosovës, kompetencë kjo e cila i është deleguar Hungaro Control-ës nga ana e NATO-së, që nga data 3 prill i vitit 2014, për një periudhë 5 vjeçare.




SHPËRNDAJE