Kosova po ia prish punët Vuçiqit me Kishën serbe: Ikni, shikoni punët e juaja

Mitropoliti i Malit të Zi, Amfilohije, nga Kisha Ortodokse Serbe, i cili e quajti tradhtar Presidentin Serb, Aleksandar Vucic, pasi ky kishte deklaruar se duhet kompromis për zgjidhjen e çështjes së Kosovës mori përgjigjen dje nga ai.

Pasi u pyet për kritikat nga individë të ndryshëm brenda kishës ortodokse serbe deklaroi se “Ata të bëjnë punën e tyre, mua do të më pëlqente që të merren me punët e tyre, e jo me politikë. Epo mirë atëherë le të merren me politikë”.

Mitropoliti i Malit të Zi që është më i zëshmi edhe në konfliktin e Kishës Ortodokse Serbe me Qeverinë e Malit të Zi saqë aq shumë kishin inatosur Presidentin e Malit të Zi, Milo Djukanovic, ju kishte kujtuar atyre se janë qytetarë së pari pastaj njerëz të mantelit dhe do të përgjigjen si të tillë.

Kryepeshkopi Amfilohije, deklaroi ditës së vizitës së Presidentit Vucic në Vatikan, kishte akuzuar pushtetin në Beograd se do ta “tradhtojnë Kosovën vetëm të ju ipet diçka”. Ai mendon se këtë e konfirmon deklarata e tij se s’ka pranim të Kosovës ‘pa zgjidhje kompromisi’.

Këtë verë Presidenti serb, Vucic kishte arritur të bindte Kishën Ortodokse Serbe ta mbështeste në veprimtarinë e tij politike rreth Kosovës. Por deri tani nuk ka dalë asnjë përfaqësues i Kishës serbe të reagoj ndaj deklaratave të Peshkopit Amfilohije.

Reagim kishte pasur nga zëvendës kryeministrja e qeverisë serbe, Zorana Mihajlovic, që ishte më e ashpra, që pyeti “si nuk pati dikush më i arsyeshëm nga kisha ortodokse”. Ajo kishte deklaruar se është e turpshme sjellja e tillë nga individë të kishës.

SHPËRNDAJE