Kosovari ‘detyron’ NBA ta njoh Kosovën si shtet!

Arianit Kuçi, një kosovar që ka hyrë në ueb faqen zyrtare të NBA për të votuar basketbollistët e tij të preferuar për NBA All Star Game ka hasur në një problem.

Pasi ka votuar, i është kërkuar ti jap informacionet për profilin e tij, e ndër tjera edhe shteti në të cilin jeton.

Megjithatë, Kuçi që me profesion është portier, nuk ka mundur ta gjen Kosovën në atë listë të NBA dhe menjëherë ka nisur një e-Mail drejt tyre për të kërkuar që Kosova të shtohet në listën e shteteve.

Ndër tjera ju ka shpjeguar se Kosova është e njohur nga qindra shtete anembanë botës.

Kuçi ka marrë shpejt përgjigjje nga Catriona Quinn, që është zëdhënëse e NBA për marrëdhënie me tifozët.

Ajo ka i ka konfirmuar kosovarit se Kosovën e kanë shtuar në listën e shteteve nga ku mund të votohet, kurse i ka kërkuar falje nëse kjo gjë i ka shkaktuar ndonjë shqetësim.

Më poshtë mund të shihen e-Mail-et që Arianit Kuçi ka shkëmbyer me NBA, si dhe fotoja ku është shtuar Kosova në listën e shteteve.

 

Emanuell Syla

 

SHPËRNDAJE