Kosovari Jeton F. aksidentohet për vdekje në Zvicër, lë pas një vajzë (Foto)

Në qytezën Waldstück, një tragjedi ndodh të shtunën në mbrëmje: kosovari 31-vjeçar Jeton F. * nga qyteza Olten e Soloturnit po udhëtonte me tre kolegë të tij për në Gretzenbach.

Gjatë rrugës ai humbi kontrollin e veturës së tij Mini Cooper dhe u ndesh në pyll.

Pa frenuar fare, ai me veturën e tij ndesh në një shenjë trafiku dhe më pas në disa lisa në pyll. Policia dhe ambulanca arritën në vend ngjarje, mirëpo Jeton F. ndërroi jetë pa pranuar ndihmën mjekësore.

Së bashku me të, vdiq edhe pasagjeri që ishte ulur në sediljen e përparme. Të dy pasagjerët në pjesën e pasme të veturës mbijetuan, edhe pse u plagosën rëndë.

Hidhërimi në familjen e kosovarit është i madh.

“Ne jemi të tronditur,” thotë Adnani, vëllai i tij, raporton gazeta zvicerane Blick.

Kosovari 31-vjeçar la pas një vajzë. “Ajo ka jetuar me nënën e saj që nga divorci”, thotë vëllai i Jetonit.

I ndjeri punonte si pllakangjitës në një kompani në Soloturn.

SHPËRNDAJE