Kosovari then rekordin në kategorinë veshje-zhveshje mbi 150 herë të fanellës sportive

Një tjetër sfidë e kalon Agim Agushi, kosovari i parë i cili arriti të hynte në historinë e librit “Guinness”, madje jo vetëm një herë.

Këtë herë, ai theu rekordin në kategorinë veshje-zhveshje mbi 150 herë të fanellës sportive, duke zhongluar me top në kokë dhe duke qëndruar në një hapësirë prej 1 metër, raporton emisioni #gjesi në T7.

Tërë këtë ai e ka bërë për 1 orë e 7 minuta. Rekordin tjetër Agushi po planifikon ta realizojë në muajin shtator, prapë me top, por në një kategori tjetër. Me gjithë këto suksese, ai thotë se nuk është duke u përkrahur nga institucionet dhe gjithçka po arrin falë donatorëve të tij.

Pavarësisht kësaj, Agushi vazhdon me planet e mëdha që ka në këtë fushë të sportit dhe shpreson shumë në realizimin e tyre.

SHPËRNDAJE