Kosovë-Angli: Real Madridi në ‘Fadil Vokrri’ për ta përcjellë Sterlingun por Rashica mund ta rrëmbejë vëmendjen

Do të jetë një ndjenjë e veçantë për futbollistët dhe gjithë popullin kosovar kur emra jashtëzakonisht të njohur të Kombëtares angleze do të futen në fushën e “Fadil Vokrrit”.

Në përballjen e 17 nëntorit, “Tre Luanët” dhe “Dardanët” mund të kenë shumë për të humbur por edhe për të fituar.

Këtë përballje e bën edhe më të veçantë fakti se Real Madridi, apo më mirë të themi, përfaqësues të Real Madridit do të jenë prezentë për ta përcjellë nga afër Raheem Sterlingun para një lëvizjeje potenciale në janar ose verë.

E marrë parasysh formë e yjeve të Kosovës, skautët e klubit mbretëror shumë lehtë mund të kthejnë vëmendjen të ndonjëri nga futbollistët kosovarë.

Në rregull, është supozim pa ndonjë bazë apo burim, mirëpo ata veç do të jenë në stadium, apo jo?

Nuk është se Sterlingun po e shikojnë për hatër se axha i Rrahimit ka qwllu shok me njw skaut tw “Los Blancos”.

Jo, ai po kalon nëpër një formë brilante, siç është duke kaluar edhe Milot Rashica e Vedat Muriqi.

Andaj, me plotë të drejtë mund të spekulojmë se një paraqitje e mirë e Rashicës, pasi Muriqi luan nw njw pozitw krejt tjetwr nga Sterlingu, mund ta rrëmbejë vëmendjen e përfaqësuesve të Realit, marrë parasysh edhe formën fantastike nëpër të cilën ka kaluar mesfushori në Bundesligë me ëerder Bremenin.

SHPËRNDAJE