KQZ i përgjigjet PZAP-së për kërkesën e VV-së! (Dokument)

Mbi 380 zarfe me fletëvotime të dërguara nga votuesit jashë Kosovës, janë pranuar së fundmi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si të rregullta.

Nga burime brenda PZAP-së merr vesh se KQZ ka konstatuar se këto fletëvotime janë dërguar brenda përiudhes së rregullt të votimit përmes postës, në datat 25 dhe 26 shtator.

Në përgjigje dërguar PZAP-së,  KQZ deklaron se gjatë kësaj jave kanë pranuar edhe fletëvotimeve tjera me postë, por të cilat pas kontrollimit preliminar i kanë klasifikuar si dërgesa postare të thjeshta dhe jo rekomandë.

Është Lëvizja Vetëvendosje, ajo e cila një ditë më parë ka kërkuar që edhe këto fletëvotime të përfshihen në numërim./Gazeta Blic/

SHPËRNDAJE