KQZ vendos: Kaq parti politike do të hyjnë në zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku është bërë shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Nga ZRPP-ja është thënë se në tërësi kanë aplikuar 25 subjekte politike dhe se nga to i rekomandojnë vetëm 21 për certifikim, njofton Klan Kosova.

“Kemi arritur të kryejmë një punë të mirë sa i përket verifikimit të dokumentacionit të subjekteve politike për t’u certifikuar”.

“Në tërësi kanë aplikuar 25 subjekte politike, para jush i kemi 21 që i rekomandojmë për certifikim. Arsyeja për mos rekomandimin e katër subjekteve tjera është se ende jemi në procesin e verifikimit”.

“Rekomandimi do të vijë më vonë ose nesër në mëngjes”.

“Para jush rekomandojmë dy koalicione – mbesin edhe dy koalicione tjera. Rekomandojmë 18 subjekte politike – mbesin edhe dy të tjera si dhe një kandidat i pavarur. Këto si total i kanë 685 kandidatë. Ne ju rekomandojmë që të aprovohen përnjëherësh”.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE