Krasniqi: Këta tre kandidatë janë të kualifikuar për ta drejtuar LDK-në

Milazim Krasniqi, një ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë me dije se kjo parti duhet të lejojë garë fer për kryetar të ri, në të cilën mund të fitojë më i miri.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Krasniqi ka thënë se vetëm në këtë mënyrë kjo parti mund të dalë më e fuqishme.

Krasniqi është shprehur kundër idesë për një kandidat konsensual.

Sipas tij, partitë demokratike nuk kanë nevojë për kandidat konsensual.

Krasniqi ka theksuar se statuti aktual i LDK-së e favorizon liderin e partisë për ta fituar garën. Megjithatë, ai ka thënë se Fatmir Sejdiu, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu janë kandidatë të kualifikuar për ta drejtuar LDK-në.

Sipas tij, këto janë figura të vjetra dhe prominente të LDK-së.

SHPËRNDAJE