Krejt çka ndodhi dje gjatë vizitën e delegacionit amerikan në Kosovë

Para se të vinin flitej që do të nënshkruheshin marrëveshje.

Por, këtë gjë kabineti i Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, e mbatën sekrete, duke mos zbuluar asnjë detaj, shkruan Gazeta Infokus.

Megjithatë, kjo e fshehur për qytetarët mbeti deri në arritjen e amerikanëve në Kosovë.

Të udhëhequr nga Richard Grenell erdhën edhe 13 zyrtarë të tjerë nga gjashtë agjenci.

Në mesin e tyre ishte edhe Kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në ShBA, Adam Boehler, përfaqësues të USAID-it, kryetari i Bankës së Eksport-Improtit të ShBA-ve dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në ShBA, shkruan Gazeta Infokus.

Ani se shumë persona, takimi ishte goxha i shkurtër, as një orësh.

E menjëherë pas këtij takimi, Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe Adam Boehler nënshkruan deklaratë të përbashkët, ku mirëpresim “përfundimin e shpejtë të një marrëveshjeje të re për nxitjen e investimeve Kosovë – ShBA”.

Këto marrëveshje të nënshkruara u tha që janë në vazhdën e marrëveshjeve të nënshkruara në mes të Kosovës e Serbisë më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

E sipas këtij dokumenti të nënshkruar, Kosovës do t’i ofrohet qasje në gamën e plotë të përkrahjes në investime, ofruar nga Korporata Financiare ameirkane për Zhvillim Ndërkombëtar dhe të përcaktojë veprimet me mbështetjen e Korporatës për projektet në Kosovë.

“Marrëveshja e re Kosovë-SHBA për Nxitjen e Investimeve pritet që të ofrojë qasje në gamën e plotë të përkrahjes në investime, ofruar nga Korporata Financiare amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, ashtu si edhe të përcaktojë veprimet lidhur me mbështetjen e Korporatës për projektet në Kosovë dhe trajtimin prej Kosovës të tyre”, thuhej në dokumentin e nënshkruar.

E gjatë nënshkrimit të kësaj deklarate, nuk ishte prezent veç shefi i Qeverisë, Avdullah Hoti.

Bashkë me të ishte edhe Presdienti Hashim Thaçi dhe kryekuvendarja Vjosa Osmani.

Pasi u nënshkrua marrëveshja, Thaçi i ndau një dekoratë amerikanit Richard Grenell, shkruan Gazeta Infokus.

Grenell mori Medaljen Presidenciale të Meritave.

“Jam i lumtur dhe krenar te dekoroj ambasadorin Grenell me Medaljen Presidenciale të Meritave, Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi. Grenell e arriti këtë sukses sepse besoj në përkushtimin tonë dhe nevojën tonë për këtë marrëveshje, atë që të tjerët nuk e arritën, Grenell e bëri shpejt. Marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë do të sjellë më shumë paqe mes dy vendeve”, tha presidenti Thaçi para mediave.

E pas kësaj Hoti e Grenell bashkë me Adam Boehler iu drejtuan mediave për të treguar se çka nënshkruan konkretisht.

“Marrëveshja që kemi arritur do të krijojë mijëra vende të punës, do të shndërrojë Kosovën dhe regjionin më të integruar. Ne jemi angazhuar si Qeveri dhe kemi bërë përgatitjet e duhura të lëvizim drejt zbatim të marrëveshjes”, tha Hoti.

E Grenell tha që delegacioni që ai po e udhëheqë erdhi për të nisur zbatimin e marrëveshjes së 4 shtatorit, shkruan Gazeta Infokus.

“Jemi këtu për të treguar zotimin dhe angazhimin tonë për marrëveshjen për normalizim ekonomik. Qytetarëve të Kosovës u janë bërë shumë premtime në të kaluarën, dhe ne përmes kësaj marrëveshje po bëjmë një zotim para jush që është zbatimi i marrëveshjes ajo për çka kemi ardhur. Ajo që ne po bëjmë përmes kësaj marrëveshjeje, dhe të gjithë stafet nga SHBA dhe përmes ambasadës amerikane, është që të shprehim përkushtimin tonë. Ajo që duam ne është përmbushja e marrëveshjes dhe të ecim përpara për një zhvillim ekonomik. Zhvillimi ekonomik, vendet e punës dhe energjia, do të ndryshojë peizazhin politik të rajonit”, ka thënë Grenell.

E Boehler ka thënë që do të financojnë shumë projekte, shkruan Gazeta Infokus.

“Do të financojmë shumë projekte sikur autostrada e hekurudha. Kemi diskutuar edhe për një resort të skijimit. Do të shihni në ditët në vijim. Jemi shumë të përkushtuar për zhvillimin e bizneseve të vogla në Kosovë. Do të sjellim zhvillim financiar me burimet që i keni këtu”, tha ai.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE