Krejt veni po dridhet! Kjo kosovare iu tregon repereve tjera se është nëna e repit, publikon këngën e re

Erdhi furishëm ne këngën “Columbiana” për t’u shndërruar për një kohë të shkurtër në sensacionin e kësaj vere.

E tash, Doruntina Shala e cila u shfaq në publik me emrin artistik “Tayna” sapo ka treguar se di sesi të mbetet sensacioni kryesorë i kësaj vere.

Reperja nga Prizreni e cila ka fituar zemrat e miliona shqiptarëve me vetëm një këngë të publikuar, nuk ka shumë minuta që ka sjellë në tregun muzikorë edhe hitin e dytë.

Këtë herë ajo ka ardhur me projektin e titulluar “Shqipe” e që në dëgjimin e parë iu bënë për vete qoftë me ritmin, qoftë me tekstin.

Ju tregoj atyre bushtrave se i bëhet” – e nisë Tayna këngën e saj të re, përderisa vazhdon duke lëshuar fjalët se “iu mbështeti për muri” e madje nuk ka harruar të ironizoj me silikonin që është bërë trendi kryesorë për shumë artiste të estradës tonë.

2 ditë më parë

Bukuroshja e cila edhe vet e ka potencuar se ajo që e bënë ndryshe nga reperet e tjera është se kjo i shkruan tekstet vet, këtë gjë e ka dëshmuar edhe në këtë projekt.

Për dukjen e saj jashtëzakonisht joshëse është përkujdesur dizajneri i talentuar i modës, Egzon Kazagiqi ndërsa për grimin profesional, grimerja – Sellma Kasumoviq.

Muzika është prodhimi i “Cricket Music” të cilët shquhen për krijimin e shumë hiteve.Theksojmë se kënga “Shqipe” ka ardhur vetëm 29 ditë pas publikimit të “Columbiana”, këngë kjo që për kaq pak ditë ka marrë plot 10 milionë shikime. /GazetaBlic /

SHPËRNDAJE