Krim në Zvicër, shqiptari 19 vjeçar i pret kokën gjysh së tij

Një krim makabër ka ndodhur në qytezën Frauenfeld të Zvicrës në një familje shqiptare.

Një grua 74 vjeçare, shqiptare nga Maqedonia, është gjetur me kokën e prerë në banesën e saj.

Media vendase raporton se ngjarja e rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e 16 tetorit dhe nën arrest për krimin e shëmtuar është vënë nipi i 74 vjeçares, një 19 vjeçar shqiptar i cili kishte nënshtetësi italiane.

Në pranga është vënë shtetasi Fatmir T. Policia dyshon madje se 19 vjeçari e ka filmuar vrasjen makabre të gjyshes së tij. Kur policia ka shkuar në vendngjarje ka gjetur vetëm trupin e të moshuarës, e cila është identifikuar vetëm pas autopsisë.

I riu është arrestuar disa orë më vonë në afërsi të aeroportit. Sipas emisionit “20 Minuten”, i riu kishte kohë me probleme psikike dhe probleme me drogën ndërsa rrethanat e krimit brutal janë ende të pa qarta.

Më poashtë disa nga fotot e vengjarjes dhe postimet e të riut:

Vendi i ngjarjes
SHPËRNDAJE