Kryefamiljarit nga Mitrovica me fëmijë të vegjël ia ndalin socialin, ka mbetur pa asnjë të ardhur

Kryefamiljari nga Mitrovica, Lulzim Dajaku, deri tani ka jetuar vetëm me një ndihmë sociale prej 107 euro e gjysmë, shkruan Veriu.Info

Kryefamiljari Dajaku ka dy fëmijë të vegjël, njëri 6 vjeç e tjetri 9. Vetë kryefamiljari nuk është në gjendje të punojë për shkak të problemeve shëndetësore.

Ndihma sociale është e vetmja ndihmë financiare me anë të së cilës ai ka siguruar ilaçet dhe ushqimin për fëmijët.

Lusim të gjithë banorët e Mitrovicës që, kushdo që ka mundësi, t’i ndihmojë z.Dajaku. Numri kontaktues i tij është: 044 708 300. /Veriu.Info

SHPËRNDAJE