Kryeministri Haradinaj nderon dëshmorët Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi

Kryeministri i së Kosovës, Ramush Haradinaj, vendosi kurora lulesh te pllaka përkujtimore në vendin e rënies së tyre, për Hyzri Tallën, Afrim Maliqin dhe Ilir Durmishin, me rastin e përvjetorit të vrasjes së tyre.

Duke vlerësuar lart veprën e gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës, kryeministri Haradinaj tha se të dielën është përvjetori i rënies së dëshmorëve Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi, ngjarje, që në atë kohë ka shënuar luftën e UÇK-së me një dhimbje të madhe.

“Edhe në këtë rast, shpreh nderim dhe respekt për të rënët për liri të të gjitha trojeve shqiptare, të të gjitha anëve, në kohën e UÇK-së”, tha kryeministri Haradinaj. /Insajderi.com

SHPËRNDAJE