Kryeministri Haradinaj pret në ‘konak’ Milan Radojçiqin, i përfolur për vrasjen e Oliver Ivanoviçit

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Tani Qeveria e Kosovës ka lëshuar një njoftim për këtë takim.

Sipas Qeverisë në këtë takim është diskutuar për situatën e përgjithshme në vend, me theks te veçantë për aspektet e sigurisë si dhe zhvillimit ekonomik e social, përcjell ORAinfo.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Nga njoftimi i Qeverisë, kuptohet se në këtë takim nuk është biseduar për mundësinë e kthimit të Listës Serbe në Qeveri.

Kujtojmë që Milan Radojçiq është përfolur se ka gisht në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç. Radojçiq thuhet se është personi me i fuqishëm në Veriun e Mitrovicës dhe asnjë lëvizje nuk bëhet në këtë pjesë pa dijenin e tij.

Kjo dëshmohet edhe gjatë takimit me kryeministrin Haradinaj, ku ai është ulur në krye të vendit, duke lënë mbrapa kryetarin e Listës Serbe dhe pjesën tjetër të stafit.  /ORAinfo/ 

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE