Kryeministri Hoti e shtron “Darkën e Lamës”: Ishte nder i jashtëzakonshëm

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka vazhduar traditën e kryeministrave.

Ai sonte e ka shtruar “Darkën e Lamës”, një festë e vjetër që është shënuar që nga shekulli i pestë para Krishtit.

Hoti tha se ky ishte nder i jashtëzakonshëm që ta shtronte “Darkën e Lamës”.

Postimi i plotë i tij:

Tradita duhet të kultivohet!

Ishte nder i jashtëzakonshëm ta shtroj “Darkën e Lamës” sonte. Kjo festë shumë e vjetër, është shënuar që nga shekulli V para Krishtit. Në vitin 2002, Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, e pati shpallur Festën e Ditës së Falënderimit – Darkën e Lamës, festë tradicionale shtetërore të Republikës së Kosovës.