Kryeministri i Rusisë gjuan fjalë ndaj Albin Kurtit

Rusia zyrtare për herë të parë është deklaruar për zgjedhjet e 6 tetorit të zhvilluara në Republikën e Kosovës. Kryeministri i këtij vendi, Dimitry Medvedev, në një intervistë për “Vercenje Novosti”, e ka quajtur ultra-nacionaliste Lëvizjen “Vetëvendosje”.

“Prishtina po vazhdon të sillet me presione ndaj Serbisë, veçanërisht pasi që, tani në pushtet po vijnë ultra-nacionalistët. Kjo është arsyeja pse është e nevojshme të monitorohet nga afër se çfarë po ndodh pasi është e qartë se Ballkani mbetet një rajon i trazuar”, është shprehur ai.

I pyetur për njohjen e Kosovës nga Serbia, Medvedev ka thënë se respekton vetëm rezolutën 1244 të OKB-së.

“Ne kemi thënë vazhdimisht në turtië gjitha nivelet se i përmbahemi qëndrimit të hershëm. Ne fillojmë nga domosdoshmëria për të respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.

Jo akte të njëanshme por rezolutën e Këshillit të Sigurimit të KB 1244”, tha Medvedev, duke komentuar mbështetjen e gjatë të Moskës për Serbinë në dëshirën e saj për të ruajtur Kosovën.

Kryeministri rus është përgjigjur edhe rreth idesë për shkëmbim apo ndryshim të hartave midis dy shteteve. Kjo, sipas tij, është e papranueshme dhe nuk duhet të ndodhë asnjëherë.

“Në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojmë përsëritjen e çdo manifestimi të dhunës, përpjekjeve për riformatimin e njëanshëm të hartës së Ballkanit ose ndonjë veprim tjetër që mund të rezultojë në një katastrofë humanitare”, u shpreh Medvedev.

SHPËRNDAJE