Kryeministri me fjalë prekëse për 7 vjeҫarin që u privua nga jeta në Zvicër

Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur në Basel të Zvicrës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ndarë dhimbje për humbjen e 7-vjecarit nga Kosova në Basel të Zvicrës.

“Ndajë dhembjen e madhe dhe ua përcjellë ngushëllimet më të thella familjes së Mërgimit, 7-vjeçarit që u privua nga jeta dje në Basel të Zvicrës. Mendimet dhe lutjet e mia janë me ju në këto çaste të rënda”, ka shkruar Haradinaj.

Gjatë ditës së djeshme, 7-vjecari nga Lipjani u privua nga jeta nga një 75 vjecare, duke u kthyer nga shkolla.

75-vjecarja është vetëdorëzuar dhe ka pranuar se ka privuar nga jeta djaloshin.

SHPËRNDAJE