Kryeministrit më të dashur, i bien vetullat në transmetim live

Justin Trudeau është cilësuar si një prej kryeministrave më karizmatikë dhe më të pashëm në botë.

Ai është mjaft bukurosh, por kohët e fundit, ose më saktë, gjatë 24 orëve të fundit, duket se ka lanë pak nam.

Ose ndoshta ka fituar më shumë popullaritet, pas një video-aksident që i ka ndodhur teksa ka qenë në transmetim live.

Atij i kanë rënë vetullat gjatë konferencës për shtyp, në krah të president francez, Emmanuel Macron, në kuadër të samit të G7.

Teksa ishte duke folur, askush nuk e kishte mendjen tek fjalët, por tek vetullat e kryeministrit, të cilat ishin duke rënë.

Dukej qartë që kishte vendosur një palë vetulla fallco, të errëta, për t’u dukur edhe më tërheqës, por ato nuk ishin ngjitur siç duhet, e për rrjedhojë, i rrëshkitën nga fytyra. Videoja është bërë menjëherë virale dhe është shpërndarë me qindra herë në internet.

SHPËRNDAJE