Kryeministrit nuk i pëlqeu ndërhyrja në veri: Paramendojeni ta nxirrte dikush nga serbët një revole

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se nuk ishte kundër vizitës së Marko Djuricit në veri, por edhe aksionin e policisë së Kosovës atje e pa si me rezerva.

Haradinaj i cili duket të mos ketë qenë i përfshirë në ndalimin e Djuricit, pasi edhe vet e pranoi se me këtë është marrë Ministria e Jashtme e drejtuar nga Behgjet Pacolli, e edhe presidenti Hashim Thaçi, tha se ata djem, duke aluduar në policët, janë rrezikuar shumë atë ditë.

Duke e arsyetuar këtë, ai tha se të paramendohet se çfarë do të ndodhte nëse atë ditë dikush nga serbët do të nxirrte një revole, dhe pastaj të vinte reagimi i policisë së Kosovës. Sipas tij do të mund të kishte viktima.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Haradinaj indirekt kritikoi edhe nxjerrjen në rrugë të Djuricit nga Policia e Kosovës. “Një fitore që fitohet shpejt edhe humbet shpejt”, tha Haradinaj duke aluduar në entuziazmin e shqiptarëve të Kosovës, pas arrestimit të shefit të zyrës serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. /gazetametro

SHPËRNDAJE