Kryeprokurori tregon se a do të ndikojë rasti “Pronto” në liberalizimin e vizave

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku ka folur sot pas ngritjes së aktakuzës nga kjo prokurori ndaj 11 personave që ndërlidhen me aferën “Pronto”.

Millaku për “Indeksonline” ka treguar se kjo çështje nuk është e shoqëruar tani me korrupsionin i cili është kusht për liberalizimin e vizave.

Më tej, ai ka theksuar se për korrupsion duhet të ketë dëme materiale ose mundësi konfiskimi të pasurisë.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Sipas tij, në rastin e aferës “Pronto” nuk ka elemtente të tilla.

“Më vonë nuk e dimë, por tani për tani kjo çështje nuk ndërlidhet me  luftën kundër korrupsionit që është kusht për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë ai.

Ndryshe, sipas aktakuzës për rastin në fjalë, të pandehurit kanë keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare duke bashkëpunuar në mes vete për dhënien e privilegjeve dhe përparësive kundërligjshme personave të cilët kanë konkurruar në funksione të rëndësishme, siç janë: drejtor për Ndërmarrjet publike qendrore, Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Regjistrimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Kryeshef i Agjencisë për produkte medicinale dhe Koordinator i Qendrës së Regjistrimit Civil në Komunën e Klinës, duke mohuar dhe kufizuar liritë dhe të drejtat e kandidatëve të tjerë, të garantuara me ligj.

SHPËRNDAJE