Kryeqyteti i ri i Iluminati: Po ndërtohet me shpejtësi, çdo ditë simbole të reja të shoqërisë sekrete

Astana është kryeqyteti i parë një shteti që është ndërtuar krejtësisht në shekullin 21.

Për njohësit e mirë të simbolikës së ‘Iluminati’ dhe masonerisë, ku është qyteti i kultit ku shihet qartë se lidhen dy tendenca –  kremtimi i rendit të ri botëror, dhe religjionit më të hershëm të njerëzimit që i përkushtohet diellit si fuqi hyjnore.

Qyteti e pasqyron vizionin e Nursultan Nazabarev, presidentit të Kazakistanit që nuk hezitoi të shpenzonte miliarda dollarë të fituara nga nafta, për të ndërtuar një kryeqytet magjepsës të vendit të tij.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Astan është një qytet që i mahnitë vizitorët me pamje futuristike, edhe pse ende është në ndërtim e sipër, transmeton GazetaMetro.net.

Ndërtesat monumentale që janë ndërtuar deri tani dhe planet e atyre që janë ndërtuar, mjaftojnë që të quhet “kryeqendra e Iluminati”.

Vetë emri ‘Astana” në persishte do të thotë “pragu mbretëror apo i shenjtë”.

Është e pamundur të mos vëresh “Pallati i Paqe dhe Pajtimit” si dhe “Piramida e Paqes”,  e ndërtuar me idenë e njërit prej arkitektëve më të njohur britanik, Norman Foster.

E lartë 62 metra, ndërtimi i saj përfundoi më 2006. Ka kushtuar rreth 60 milinë dollarë dhe sipas krijuesit të saj do të duhet të ishte mishërim i të gjitha religjioneve të botës, dhe pikërisht për këtë nuk mban asnjë simbol fetar. Por e vërteta është krejtësisht ndryshe – bëhet fjalë për një tempull që i kushtohet diellit.

Brendësia e piramidës është bërë sipas të gjitha parimeve të masonerisë dhe paraqet udhëtimin e qenies njerëzore në rrugën e ndriçimit.

Në pjesën nëntokësore ka një sallë opere që zë 1500 persona, është e errët dhe i ngjan një shpelle, ndërsa në të dominon një fotografi e madhe e diellit që e mbulon krejt pjesën e tavanit.

Në pjesën qendrore të “Piramidës së Paqe” gjendet salla e konferencave me një tryezë të rrumbullakët si dielli.

Simbolika këtu është shumë e qartë  – nëse ky është vendi i takimeve të prijësve nga mbarë bota që do të ulen në këtë tavolinë në përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërmjet tyre dhe duke ndërtuar kështu një religjion të përbashkët – e që është qëllimi i “rendit të ri botëror’ – atëherë është e qatë se kush është fuqia hyjnore në këtë religjion.

Në nivelin e tretë të ndërtesës është i tejdukshëm dhe plot dritë, aty mund të shihen foto të pëllumbave të bardhë, që simbolizojnë paqen e cila do të vijë me ardhjen e “rendit të ri”, që njëkohësisht është arritja e ndriçim individual dhe atij në nivel botëror.

Ndërsa e brendësisë së “Piramidës së Paqes” në këto 3 pjesë paraqet edhe vizionin e Pitagorës për botën dhe ndarjen e tij  në nivelin më të lartë, të lartë dhe të ulët.

Në fund është masa e pa zgjuar që kënaqet me argëtim, në pjesën e mesme ata që vendosin për të ardhmen e botës ndërsa në maje janë ata që kanë arritur ndriçimin dhe që zotërinjtë e vërtetë të botës.

Kulla Bajterek është e lartë 105 metra dhe poashtu është punim i arkitektit Foster, dhe ndërtesa e dytë në Astana përplot me simbole.

Ajo simbolizon “pemën e jetës” e poashtu në maje janë dy topa të artë që simbolizojnë hyjninë diellore.

Pema paraqet rrugën me të cilën shpirti e lë botën materiale dhe hyn në hyjnore. Aty gjendet edhe një glob me nënshkrimet e përfaqësuesve të 17 feve e sekteve, që përsëri të kthen në temën e bashkimit të të gjitha religjioneve në një të vetëm.

Dy shtyllat e arta të përkujtojnë në dy të tilla që gjenden te Porta Lindore e Sollomonit në Jerusalem, tempulli më i madh i masonerisë.

Një ndër qëllimet shekullore të masonerisë thuhet të ketë qenë ndërtimi i Jerusalemit të ri, dhe ndërtimi i sërishëm i tempullit të Solomonit, që paraqitet përmes këtyre dy shtyllave.

Është e pamundur të përmendësh të përshkruash të gjitha ndërtesat që kanë simbole të tilla, sidomos duke parë që qyteti është në ndërtim e sipër, por në njërën prej tyre është edhe simboli më i famshëm i masonëve. Stadiumi i ri modern ka kulm të lëvizshëm, ndërsa të në paraqitet i famshmi “syri gjithëpamës”. 

SHPËRNDAJE