Kryetarët e Qendrave të Vetëvendosjes kundër shfuqizimit të Speciales

27 përfaqësues të Qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë ditës së sotme kanë deklaruar se janë kundër iniciativës së deputetëve të PAN’it për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Kryetarët e Qendrave të LVV’së janë pajtuar se qëndrimi i kësaj lëvizje ka qenë i drejtë, por që iniciativa e 43 deputetëve të PAN për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale është iniciativë e papërgatitur dhe e pasinqertë.

“Kryetarët e Qendrave ishin të mendimit se qëndrimi i Lëvizjes në lidhje me këtë çështje ka qenë i drejtë, e iniciativa për shfuqizim ishte e papërgatitur dhe e pasinqertë, meqenëse prirej prej interesave personale e jo atyre kombëtare e shtetërore”, thuhet në njoftimin e LVV’së.

Mbledhja është ka udhëhequr Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi.

Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë 27 përfaqësues të Qendrave, aty ka pasur edhe nga diaspora. Në këtë mbledhje u diskutua rreth situatës së krijuar në LVV pas dorëheqjeve të Kryetarit të saj dhe disa anëtarëve të Kryesisë, si dhe për procesin zgjedhor për Kryetar të Lëvizjes.

“Kryetarët e Qendrave u njoftuan me kërkesën e Kryesisë drejtuar anëtarëve të dorëhequr që të kthehen ne Kryesi dhe të diskutojmë për të gjitha problemet.
Ata e përkrahën kërkesën e Kryesisë drejtuar anëtarëve të dorëhequr por kërkuan që zgjidhja e problemeve të bazohet në Statutin e Lëvizjes”, thuhet në njoftim.

SHPËRNDAJE