Kryetari i Gjyqtarëve të EULEX-it: Ja çfarë dëshironte t’i bënte EULEX Fatmir Limajt

Ka dhënë dorëheqje kryetari i Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons.Lajmin e ka publikuar e përditshmja franceze “Le Monde”.Ai ka përmendur një serë arsyesh për dorëheqjen e tij.

Simmons e ka përmendur edhe zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj në dorëheqjen e tij.Në intervisten e tij ne Le Monde, ndër të tjera thuhet se EULEX donte ta shkatërronte një pjesë të klasës politike kosovare, siç ishte Fatmir Limaj (Ish komandanti i UÇK-së).

Tutje ai ka vazhduar edhe me akuza të tjera ndaj misionit, duke e cilësuar tërësisht politik.“EULEX-i nuk është misioni i promovimit të sundimit dhe ligjit. Është një mision politik. Kushdo që mendon ndryshe, është naiv ose i marrë,” ka thënë Simmons. Ai ka qenë gjyqtar që nga fillimi i misionit më 2008 derisa nga viti 2014 ka kryesuar asamblenë e Gjykatësve të EULEX-it.

SHPËRNDAJE